Një rast i vdekjes është shënuar nga Koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Janë regjistruar vetëm 7 raste të reja pozitive, ndërsa 103 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.
Gjatë ditës së fundit, janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Njoftimi i MSH-së:
13 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.
Nga 2.117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.
Në total numri i rasteve aktive është 434.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në këtë LINK.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/13/auto_199716234_2014381892052721_2387978271133200859_n1623589606.png)