Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Sunjog, (Tomáš Szunyog), do ta vizitojë të hënën Janjevën.
Sunjog këtë vizitë do ta bëjë bashkë me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danjella Barishiq.
Ministri i Infrastrukturës dhe Mjedisit, një përfaqësues i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, dhe Përfaqësuesja Rezidente e UNDP-së në Kosovë do t’i bashkëngjiten kësaj vizite.
Zyrtarët pritet të takohen me përfaqësuesit e komuniteteve lokale.