Këtë të hënë do të përurohet shtatorja e heroit, Hafir Shala në Drenas.
Që nga viti 1998, nuk dihet asgjë për fatin e doktorit të luftës së UÇK-së.
Në pritje të lajmeve për të, komuna e Drenasit ka vendosur ta nderoj duke renditur shtatoren e tij krahas heronjëve të tjerë.
E djali i tij, Gentrit Shala, mes emocioneve ka bërë një postim prekës për babanë e tij.
“Të prita duke ëndërruar, si në ëndërr ti po vjen!”, shkruan Gentriti në Facebook.
Shala ka thënë se kjo shtatori e gdhendur ishte një ëndërr për të.
“Të prita duke ëndërruar, si në ëndërr ti po vjen!I gdhendur në bronz për të jetuar me shekuj pranë popullit tënd dhe Kosovës që i deshte më shumë se vetën!Të nderuar qytetar, Me 14 Qershor, ora 15:00, mbahet manifestimi qendror i zbulimit të shtatores së Heroit Hafir Shala pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.Ardhja juaj nderon gjakun e derdhur për liri! ????”, ka shkruar ai.