Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që të udhëtoj për në Bruksel për t’u takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me rifillimin e dialogut ndërmjet dy vendeve.
E para se Kurti të niset për në Bruksel, Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Albin Kurti duhet ta kundërshtoj Asociacionin në Bruksel.
Sipas Tahirit, këtë kundërshtim Kurti duhet ta bëjë pasi që ka premtuar se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet.
“Kryeministri Kurti duhet ta kundërshtoj Asociacionin ne Bruksel, sepse iu ka premtuar votuesve qe e sollën ne pushtet”, ka shkruajtur Tahiri.