Asnjë viktimë nga Koronavirusi nuk është shënuar gjatë 24 orëve në Kosovë.
Janë regjistruar vetëm 5 raste të reja pozitive, ndërsa 94 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i MSH-së:
14 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.
Deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.977 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.
Në total numri i rasteve aktive është 345.