Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, ka akuzuar disa media në Kosovë, se po publikojnë lajme të rreme të mediave serbe, pa verifikime.
Ai ka thënë se provokimeve të popave serbë, po i bashkohet edhe opozita, duke theksuar se kjo është një situatë e rrezikshme
“Lajmet e rreme të mediave serbe, pa asnjë verifikim po publikohen nga një pjesë e mediave në Kosovë.
Kurse provokimeve të popave serbë po i bashkohet një pjesë e opozitës. Kjo e bën situatën me potencial rreziku”, ka shkruar në një postim në Facebook Zogiani./BS