Drejtori i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar shkarkimin që presidentja Vjosa Osmani i bëri Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë dhe caktimin e Kreshnik Radoniqit në vend të saj.
“Kemi marrë në dije vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së për të caktuar një të ri.
Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale dhe të kohës për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.
Të martën, Osmani vendosi për shkarkimin e Dakës.
Took note of @VjosaOsmaniPRKS decision to dismiss @KQZKosova chair & appoint a new one. Important that all procedures are in line w/ Kosovo law & that CEC independence is safeguarded 2 ensure professional & timely preparation of municipal elections & electoral legislation reform.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) June 15, 2021