Gjatë ditës së djeshme presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar nga posti i kryetarës së KQZ-së, Valdete Daka.
Menjëhere pas kësaj gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka folur Daka duke e parë të paarsyeshme vendimin e Osmanin dhe e parë si të paligjshëm dhe të padrejtë.
Ajo thotë se Osmani ka përmbushur premtimin në fushtaën e fundit zgjedhore për shkarkimin tim.
“Tashmë të gjithë e dini që me vendimin e saj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhr për shkarkimin tim. Dua të ju bëj me dije që ky vendim është antikushtetues dhe jo i mbështetur me ligj, këtë e them e mbështetur në fakte se arsyetimi në vendimin për shkarkimin tim jo vetëm që është i paligjshëm por është edhe kontradiktor me vetën, e edhe qesharak”, u shpreh Daka, përcjell “Bota sot”.
Ajo gjithashtu e quan këtë vendim të porositur.
“Të akuzohem për për vendimet kolegjiale që i kemi marrë të gjithë dhe jo vetëm unë, është vendim i porositur, pasi këtë e dëshmon edhe emërimi i menjëhershëm i kryetarit të KQZ-së, nga Osmani”, thotë Daka, përcjell “Bota sot”.