Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në procesin e dialogut përballë presidenti serb Aleksander Vuçiq.
Ai ka thënë se Kurti është model i një kryeministri që mban premtimin e dhënë dhe që na përfaqëson denjësisht.
“Të pagjeturit para së gjithash, njohja e Kosovës zgjidhja e vetme, e pastaj mund të flasim për ekonominë me Serbinë”, ka shkruar Uka në Facebook.
Postimi në Facebook:
Pra, kur ka atdhedashuri, dinjitet e ‘kurriz’, një kryeministër e thotë të vërtetën e madhe për Kosovën kudo dhe kurdo.
Të pagjeturit para së gjithash, njohja e Kosovës zgjidhja e vetme, e pastaj mund të flasim për ekonominë me Serbinë!
Albin Kurti është modeli i një kryeministri që e mban premtimin dhe na përfaqëson denjësisht!