Gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari thotë se gjysmë milioni euro është paguar Valdete Daka sa ishte në krye të KQZ-së.
Pozhari përmes një postimi në facebook, shprehet paksa me ironi pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani.
Pozhari pyet se a ka ndonjë protestë?
“Ani a ka naj protestë për shkarkimin e Dakës, a jo a? Veç gjysmë milioni euro ish pagu për 10 vite në krye të KQZ-së. Mandej, qysh kish deklaru edhe vetë, pse veç ajo mu shkarku e jo edhe krejt kolegjiumi? Se a mos e pat ajo përgjegjësinë kryesore, a?!
Protestojmë: Liri, 'dakarokraci'!”, ka shkruar Pozhari në facebook.