Publicisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Emin Azemi, e ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Azemi përmes një postimi në facebook, thotë se, projekti i Kurtit është në përputhje me kriteret e Kopenhagës.
Sipas tij, Kosova tash është më afër Perëndimit, ndërsa Serbia shton se i ka vetëm dy rrugë.
“Ose ti pranojë keto standarde, ose të bunkerizohet në istikamet mesjetare të refuzimit dhe izolimit”, shkruan Azemi përcjell gazeta “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Albin Kurti sot në Bruksel ofroi planin e tij se si duhet të duket Kosova në sytë e Serbisë tash në të ardhmen.
Nuk ka bosnjizim të Kosovës, por ka paqe në mes të dy popujve, ku serbët do ti kenë të gjitha të drejtat e garantuara.
Në Bruksel njekohesisht po mbahet edhe një samit i rëndësishem i NATO-s dhe per rrjedhoje ky projekt i A. Kurtit është në perputhje edhe me politikat e sigurisë kolektive të NATOs.
Ky projekt gjithashtu është në përputhje me kriteret e Kopenhagës.
Serbisë i kanë ngelë dy rrugë: ose ti pranojë keto standarde, ose të bunkerizohet në istikamet mesjetare të refuzimit dhe izolimit.
Prej sot Kosova është edhe më afer Perëndimit!
Kosova po bën diferencën duke e lënë Serbinë peng të atavizmave që ajo vet i ka krijuar.