Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama e ka formuar ekipin e shtabit zgjedhor.
Në mesin e anëtarëve të shtabit zgjedhor është edhe vajza e veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, Doruntina.
Ajo në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një fotografi nga mbledhja e shtabit zgjedhor të LDK-së për Prishtinën.
Përveç Malokut, pjesë e ekipës do të jetë edhe deputeti Besian Mustafa, Muhamet Hamiti, Florian Dushi, Alban Zogaj, Armend Zemaj, Izet Sadiku, Sibel Halimi dhe disa të tjerë.
Arkitekti i njohur Përparim Rama është zyrtarizuar për kandidat për kryetar të kryeqytetit nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.