Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua sot me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel.
Në këtë takim, kryeministri Kurti i parashtroi katër kërkesa për agjendën e dialogut.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli ka komentuar reagimet që u bënë pas propozimit të Kurtit.
“Fatkeqësisht edhe pjesëmarrja e Vuçiçit e Odaloviqit në dialog e proceset në Ballkan paraqet dështim të botës demokratike perëndimore”, ka shkruar Avdyli në Facebook.
Postimi i plotë:
Sa më i pakënaqur Vuçiçi dhe armiqtë e Kosovës me kërkesat dhe qasjen e Kosovës në dialog, aq më e mirë dhe më fortë pozita e Kosovës. Sot Vuçiçat u panë nervoz. Qëndrimi i Kosovës në dialog ishte qëndrim serioz, dinjitoz dhe për çdo lëvdatë. Fatkeqësisht edhe pjesëmarrja e Vuçiçit e Odaloviqit në dialog e proceset në Ballkan paraqet dështim të botës demokratike perëndimore. Ata e kanë pasur vendin në burg që në 1999, jo në këto tavolina. Sot dialogu i Kosovës me Serbinë i bie sikur regjimi Hitlerit pas luftës të bënte dialog me Poloninë për zgjidhjen e problemeve. Por Kosova e vogël ishte e pafuqishme ta ndërronte këtë fakt. Por së paku dinjitetin duhet ta ruanim e të mos dorëzoheshim para kërkesave absurde të tyre . S`kemi asnjë arsye të rrimë inferior, me kokë ulur e me faj kur ulemi në tavolinë me eksponentët e regjimeve të vjetra Serbe. As nuk i kemi borxh as s`kemi çka ju japim. Drejtësia dhe vërteta është në anën tonë. Ata na kanë bë shumë dëme dhe kanë borxhe shumë ndaj nesh. Zaten për të sjellë drejtësi e paqe edhe bota demokratike intervenoi e bombardoi Serbinë e jo neve.