Ish-deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.
Ibishi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e mbështet vendimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së për nominimin e Hysenit për kandidat për kryetar të Komunës së Podujeveës.
Ai madje shprehet se ka besim se Hyseni është njeriu i duhur për t’i dhënë Podujevës një mundësi tjetër.
Ja shkrimi i tij:
Përshëndes vendimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së, e cila ditë më parë ka zyrtarizuar kandidaturën e mikut tim, Dr. Ekrem Hyseni për të parin e Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale që mbahen këtë vit.
Jam me besim të plotë që Doku është njeriu i duhur për t’i dhënë Podujevës një mundësi tjetër dhe i cili do të hapë një kapitull të ri të zhvillimit të saj.
Të priftë e mbara miku im!