Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në Facebook ka komentuar ecurinë e dialogut të mbajtur dje në Bruksel.
Ai ndër të tjera shkruan në Facebook se ‘Hallall vota ime për Albin Kurtin’.
“Shumë qartë. E njihni Kosovën, i hapim dyert njeri tjetrit për të hyrë në Evropë. Nuk e njihni Kosovën, nenshkruani memorandumin e paqes. Nuk ka oferta tjera për Serbinë nga kryeministri i Kosovës. Hallall vota ime për Albin Kurtin. Kur devijon Albini, ju tregoj unë. Deri atëherë kryeni secili punët e juaja dhe gjumin bejeni të qetë. Opozita bën punën e vet. Çfarë tjetër do të bënte ajo, sikur të mos kritikonte Albin Kurtin dhe qeverinë e tij?”, shkruan ai.
Mirëpo ky qëndrim i tij e ka bërë që të reagoj ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta.
Ky i fundit i replikon duke i thënë se ‘Haj bre Liri, nga njehere flet e shkruan… si t’ishin Kosovaret injorant e debill tash e 500 vjet’.
“Tregona pash zoten kur devijon, se ne, vdekataret, s’shohim as realizojme as’gjë!
Haj bre Liri, nga njehere flet e shkruan… si t’ishin Kosovaret injorant e debill tash e 500 vjet!
Sido qe te jete, shendet!”, shkruan Meta./Bota sot
