Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për deputet të Kuvendit të Kosovës, Liri Loshi, ka thënë se pa hapjen e lustracionit nuk mund ta dimë se kush ka qenë më shumë pjesë e UDB-së se tjetri.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, thekson se është e sigurt se nuk kanë qenë pjesë e UDB-së vetëm ata që kanë marrë rroga për t’i shërbyer Serbisë.
Ja shkrimi i tij:
Pa u hapë letrat (lustracioni) ne nuk e dimë kush ka qenë më udbash se tjetri. Por, është e sigurt se nuk kanë qenë UDB-ashë vetëm ata që kanë marrë rroga për t’i shërbyer Serbisë.
Së pari, pra, duhet ta dimë kush vërtet ka qenë udbash e kush shqiptar i ndershëm, demek patriot. Pastaj të shohim kush bir dhe bijë e kujt është.
Jo për t’i diskriminuar e diskredituar, por për t’i mbrojtur nga patriotët e rremë. Fëmijët nuk kanë faj për gjynahet e prindërve të tyre.