Lajmi i fundit: Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

Aktuale

Lajmi i fundit: Izet Sadiku jep dorëheqje nga detyra e u.d drejtorit të Klinikës Infektive

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 11:20
Infektologu Izet Sadiku

Infektologu Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d të drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar vet Sadiku.

Ai ka thënë se që tri javë ka dorëzuar dorëheqjen në drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

“Kam dhënë dorëheqje tash e tri javë për arsye personale. Unë e kam marrë klinikën në kohën kur ka pas shumë raste me COVID-19 për shkak se ka qenë pa drejtor, tash kam dhënë dorëheqje sepse ka qenë për një periudhë kalimtare”, tha Sadiku

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat