Anëtarët e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, në Komisionin Qendror Zgjedhor kanë refuzuar takimin e parë të kryetarit të ri të këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi.
Anëtari i LDK-së, në KQZ, Florian Dushi, ka treguar arsyen e bojkotimit të kësaj mbledhje.
Ai ka thënë se e ka marrë me vonëse ftesën për këtë mbledhje informale të KQZ-së – të parën që në krye të këtij institucioni është Kreshnik Radoniniqi.
“Jam njoftuar me vonesë për këtë takim joformal!”, ka thënë Dushi.
Media ka kontaktuar edhe me Arianit Elshanin, anëtar I PDK-së në KQZ.
Elshani I renditi dy arsye pse kanë vendosur ta bojkotojnë mbledhjen e KQZ-së.
Njëra ndër arsyet është mënyra se si presidentja Vjosa Osmani vendosi ta shkarkojë Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së dhe në vend të saj ta emërojë Kreshnik Radoniqin.
“Për dy arsye s’kam shku në takim: e para vendimi politik I Vjosa Osmanit për emërimin e tij dhe mosdekretimi i dy anëtarëve tjerë të KQZ-së, e që njëri i takon PDK-së”, ka thënë Arianit Elshani.
Në takimin e thirrur nga kryetari I ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.
Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.