Sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Koronavirusi.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 15 raste të reja pozitive, ndërsa 67 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
16 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.
Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.
Në total numri i rasteve aktive është 186.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/16/auto_200163824_2016753908482186_4203192061479778626_n1623848528.png)