Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot për liderët e Ballkanit se “nëse nuk i besojnë BE-së, le të shkojnë diku tjetër”.
Këtë deklaratë të Lajçakut e ka komentuar avokati Arianit Koci. Ai ka thënë se evropianët do të vazhdojnë të shantazhojnë Kosovën me rend, derisa kjo e fundit t’ua miratojë çdo kërkesë të tyre.
Avokati për këtë ka fajësuar politikanët e Kosovës, të cilët i ka quajtur “analfabetë pa dinjitet”, përcjell Bota sot.
Reagimi i Kocit në Facebook:
Lajçaku kur pyetet se a duhet besuar BE-së për liberalizimin e vizave: Nëse jo, shkoni diku tjetër
Kjo është qasja “konstruktive” e evropianëve. Ja u merr mendja që nuk kemi ku shkojmë.
Do të vazhdojnë të na shantazhojnë në këtë mënyrë të gjithë rend, derisa e miratojmë çdo kërkesë të tyre.
E në këtë derexhe na kanë sjellë politikanët tanë analfabet dhe pa dinjitet.
Udhëheqjen e shtetit e kanë kuptu vetëm si mjet për gëzimin e privilegjeve.
Marre ju koftë bre yesmen-a!