Dasmat do të lejohen deri në ora...

Aktuale

Dasmat do të lejohen deri në ora...

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 19:30
Ilustrim

Manuali parashikon që brenda sallave të dasmave nuk mund të qëndrojnë më shumë se 200 dasmorë.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me manualin e organizimit të dasmave.

Sogojeva ka thënë se kanë pasur takime të vazhdueshme me qeverinë, me ç’rast grupet punuese kanë bërë përafrimin e manualeve të propozuara nga Qeveria dhe ODA e Hotelierisë dhe Turizmit.

“Rreth 95% e kërkesave tona janë përfshirë në manualin e qeverisë”, tha ai.

Sogojeva thotë se rreth 30% e kapaciteteve të brendshme hoteliere do të mund të shfrytëzohen për organizimin e dasmave.

“Mesatarisht rreth 200 dasmorë do të mund të futen në ambientet e brendshme të hotelit”.

I pari i OHT thotë se orari I mbajtjes së dasmave nuk do të ndryshojë nga ai që është tani.

“Orari nuk do të ndryshojë. Dasmat do të mund të mbahen deri në ora 23:00, mirëpo me kalimin e kohës, besojmë në fillim të korrikut orari mund të shtyhet deri nga ora 1:00”, deklaroi Sogojeva.

Ai thotë se tashmë gjithçka është finalizuar, dhe vetëm pritet nënshkrimi i manualit.

“Në bazë të informative që kam, nesër do të mblidhet qeveria dhe do të votohet ky manual”, tha ndër të tjera Hysen Sogojeva.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat