Janë bërë 12 orë që kur Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur aksionin simbolik “Sinjalizo” në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Përmes këtij aktiviteti synohet që të mbrohet paraja publike, ku qytetarët kanë mundësinë që të shtypin butonin pranë kabinës përmes së cilës “mbrohen” paratë e buxhetit të shtetit.
Deri në ora 21:00 qytetarët e Prishtinës “ruajtën” mbi 500 mijë euro, duke dëshmuar kështu që dëshirojnë një qeverisje pa korrupsion.
E në fotografitë e realizuara nga KosovaPress shihet se interesimi i qytetarëve për të parandaluar keqpërdorimin e parasë publike është tejet i madh.
Në fund të ditës, gjegjësisht pas 14 orësh punë, do të shihet se sa para kanë shpëtuar kryeqytetasit sot.
Ky aktivitet simbolik po mbahet në kuadër të performancës "Sinjalizo", të organizuar nga Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit e cila përkrahet dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.