Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me koronavirus.
Mësohet nga disa familjarë të cilët kanë konfirmuar se Krasniqi është i shtrirë në Klinikën Infektive.
Por, që ka probleme shëndetësore është bërë e ditur edhe përmes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’.
“Njoftim:
Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme!”