Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka shkarkuar nga detyra kryetarën e Komisionit Qendror të Zgjedhjve, Valdete Daka.
Avokati Taulant Hodaj i ftuar në emisionin ‘CONTEXT’ tha se kryetari i KQZ-së duhet të jetë i paanshëm politikisht.
“Kryesuesi i KQZ-sw është i vetmi që duhet të emërohet jo nga spektri politik por si kusht kryesor, është që të jetë ose gjyqtar i Gjykatës së Apelit ose gjyqtar i Gjykatës Supreme, pra e rrit një standard të lartë, e pastaj presidenti e ka në mandatin e vet që të bëjë emërimin e kryesuesit të KQZ-së”
Hodaj tha se Osmani ka të drejtë kushtetuese të bëjë emërimin apo shkarkimin e kryetarit të KQZ-së.
“Procedura dhe arsyeshmëria është pjesë e një vendimi të caktuar por që i takon presidentit të bëjë emërimin dhe shkarkimin e kryetarit të KQZ-së kjo është një e drejtë, ndër shumë të drejtat që i ka presidenti i Kosovës që i ka me Kushtetutën aktuale dhe legjislacionin në fuqi”
Ndërkaq tashmë ish-kryetarja e KQZ-së Valdete Daka shkarkimin e saj e ka konsideruar antikushtetues dhe antiligjor.