Sonte në Klinë ka mbetur i plagosur një person, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Pejës ku gjendja e tij thuhet të jetë e rëndë.
Në rrugën “Abedin Rexha”, në Klinë, ka mbetur i plagosur Valentin Balaj nga fshati Rixhevë.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin për plagosje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/17/auto_afkkak1623884251.jpg)
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.