Kusari-Lila i reagon Lajçakut për deklaratën për vizat, kështu e quan

Aktuale

Kusari-Lila i reagon Lajçakut për deklaratën për vizat, kështu e quan

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 10:17
Mimoza Kusari Lila

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar emisarit për dialogun Kosovë-Serbi të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili të mërkurën kur u pyet në një tryezë diskutimi për liberalizimin e vizave për kosovarët mes tjerash tha “Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”.

Kusari-Lila e ka quajtur arrogant Lajçakun.

Shefja e GP të LVV-së, ka thënë se nëse atij nuk i pëlqen puna e tij, ndoshta do të ishte më mirë të shkonte diku tjetër.

“Një moment për t’iu përgjigjur Miroslav Lajçakut, nëse nuk e doni punën tuaj, ndoshta më mirë është të shkoni diku tjetër. Çfarë deklarate arrogante nga dikush që supozohet të ndihmojë dy shtete për tu afruar me Bashkimin Europian dhe të mos shikoj tutje”, shkruan Kusari-Lila.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat