(E plotësuar 13:15) - Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nënshkruan sot memorandum mirëkuptimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës, dhe Qeverisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada britanike, ka për qëllim të mbështesë institucionet e Kosovës.
Qëllimi i memorandumit të mirëkuptimit është të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të siguruar emërimin e udhëheqësve të përgatitur, të pavarur dhe profesionalë në institucione dhe organe publike, përmes proceseve rekrutuese transparente dhe të bazuara në meritë, thuhet në komunikatë.
***
Memorandum bashkëpunimi është nënshkruar mes Kosovës dhe Ambasadës së Britanisë.
Ambasadori britanik Nicolas Abbott, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Pas nënshkrimit asnjëri nga të pranishmit nuk u deklaruan për medie.
Në bazë të këtij memorandumi ambasada do të monitorojë rekrutimin në pozita të larta.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/17/auto_kurti-konjufca-1333x10001623918833.jpg)