Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të raportojë para deputetëve për takimin me presidentin serb, Vuçiq me ndërmjetësim nga BE-ja.
Tahiri tha se kjo është kërkesë e deputetëve të AAK-së.
“Është kërkesë e deputetëve të AAK-së që kryeministri Kurti të raportojë para deputetëve për shkak se humbi tema e njohjes reciproke dhe e kërkimfaljes, humbën temat kombëtare dhe filloi loja e fjalëve CEFTA e SEFTA, e që në esencë është Mini-Shengen”.
Tahiri tha se duan ta dinë pse Kurti “nuk kërkoi njohje reciproke” në takim.
“Kërkesa e AAK-së është që kryeministri Kurti të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës”.