Ehat Miftaraj e ka quajtur lajm të mirë nismën për largimin e homologimit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky lajm mbetet në hije, nëse sot fillon korrupsioni dhe kapja e shtetit me Komisionerin dhe Komisionin për Provim te Jurisprudences, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Nismë e jashtëzakonshme për largimin e homologimit! Lajm i mirë.
Sidoqoftë ky lajm do mbetet në hije nëse sot fillon korrupsioni dhe kapja e shtetit me Komisionerin dhe Komisionin për Provim te Jurisprudencës.
Nuk shkon dhe nuk duhet që në të njëjtën seancë plenare me marrë vendime që luftojnë korrupsionin dhe që e instalojnë korrupsionin dhe kapjen e shtetit.