Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, e ka konfirmuar se opozita i ka mbledhur nënshkrimet për dërgimin e vendimit të presidentes Vjosa Osmani, për shkarkimin e Valdete Dakës, në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne jemi të gatshëm si Grup Parlamentar.
Si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës që t’i bëjmë nënshkrimet për ta dërguar rastin në Kushtetuese”.
“Nuk mund të flas për subjektet e tjera politike, por ne jemi të gatshëm t’i japim nënshkrimet”, është shprehur ai.