Mehmet Krasniqi është zgjedhur kandidat për kryetar të Obiliqit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se do të rikthehet shpresa dhe dinjiteti i qytetarëve të Obiliqit.
Postimi i tij i plotë:
Me rastin e propozimit tim kandidat për kryetar komune,falenderojë përzemërsisht kryesinë e degës së LDK-së në Obiliq, bashkëpunetorët e mi besnik që sikur edhe më parë, më mbështetën fuqishëm në synimin për t’ia kthyer dinjitetin e shpresën qytetarit tonë për një jetë e të ardhme më të mirë.
Zotohem që këtë besim do ta përkthejmë në unitet të fuqishëm me qytetarët që komuna e jonë të ketë mirëqenie e zhvillim pasi i ka të gjitha mundësitë e nevojshme.