Ish-kryeministri nga LDK, Avdullah Hoti ka zbuluar përmes një postimi në Facebook se Burim Krasniqi është zgjedhur kryetar dege i LDK-së në Rahovec.
"Z. Krasniqi, magjistër i shkencave dhe veprimtar shumëvjeçar i Degës, do na prijë në zgjedhjet lokale në vjeshtë.
Jam i bindur se me mbështetjen që ka, z. Krasniqi do ta marrë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Komunën e Rahovecit.
Në këtë proces, të gjithë do t'i qëndrojmë në mbështetje gjatë gjithë kohës.
Kryetari i Degës z.Krasniqi, në konsultim me nëndegët, së shpejti e përpilon listën e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal, të cilët do të jenë në ekipin e tij të qeverisjes komunale. Bashkë me ta do të jemi në konsultime me qytetarë në secilin lokalitet, si në qytet të Rahovecit ashtu edhe në të gjitha fshatrat.", ka shkruar Hoti.