Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
Ajo është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Ajo që bie në sy është se në fotografinë e përbashkët të liderëve të Evropës Juglindore, Osmani gjendet në reshtin e parë, përkrah Erdoganit.
Në fjalimin e saj para përfaqësuesve të vendeve anëtare të këtij forumi, Presidentja Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.
Në mënyrë të veçantë ajo foli për rolin që Republika e Kosovës po luan në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.