Lidhja Demokratike e Kosovës ka përzgjedhur kandidatin për kryetar të Rahovecit.
Kandidati i nominuar është Burim Krasniqi.
Këtë e ka njoftuar ish kryeministri nga LDK-ja, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Në përputhje me Statutin e LDK-së, Kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, z.Burim Krasniqi, me mbështetje të plotë të Degës u nominua Kandidat për Kryetar të Komunës së Rahovecit.
Kryesia e Degës gjithashtu iu dha besimin këshilltarëve aktual të LDK-së në Kuvendin Komunal që të kandidojnë prapë në konsultim me nëndegët e tyre përkatëse. Kandidatët e tjerë do të caktohen në konsultim me nëndegët.
Na priftë e mbara. Suksese Kryetarit të Degës, z. Burim Krasniqi.