Policia e Kosovës ka gjobitur edhe një pjesëtar të sajin për thyerjen e rregullave në trafik.
I njëjti po qarkullonte me veturë zyrtare të Policisë, teksa hyn në tejkalim në vijë të plotë.
Policia e Kosovës me anë të njoftimit ka thënë se të gjithë pjesëmarrësit në trafik, përfshirë edhe policët duhet t’iu përmbahen rregullave.
Njoftimi i Policisë:
Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim.