Zëvendësdrejtori i Televizionit Publik të Kosovës, Mentor Shala i cili shkruajti me gjuhë fyese dhe denigruese për deputeten e listës ‘Guxo”, Doarsa Kica – Xhelili, po kërkohet shkarkimi i tij.
Shala në një reagim të tij e quan “bukuroshe”, deputeten dhe thotë se ajo gjithmonë ka dëshirë të flasë për të.
Madje Shala e fton për darkë ose për drekë, deputeten Kica – Xhelilin.
E në fund të reagimit të tij Shala e pyet “Kallxom, kur po dalim, Doarsë”.
Mirëpo, pas kësaj gjuhe të Shalës, Arta Avdiu nga shoqëria civile po kërkon shkarkimin e tij.
Ajo përmes një postimi në facebook, thotë se gjuha e Shalës është seksiste dhe intimiduese ndaj grave.
Ajo madje pyet se si sillet Shala ndaj punëtorëve në RTK?
“Këtë menjëherë duhet me shkarku. Gjuhë thellësisht seksiste dhe intimiduese ndaj grave. Mendone kur publikisht e kërcënon një grua kështu, çka bën larg syve të publikut. Kur një deputete e kërcënon kështu, si sillet ndaj puntorëve ku është shef?”, ka shkruar Avdiu.