Pasi nxiti shumë reagime me postimin e tij, Zëvendësdrejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj deputetes Doarsa Kica-Xhelili.
Shala tha se nuk e konsideron gjuhë ofenduese ftesën për darkë ndaj deputetes.
Madje, ai tha se lidhur me këtë nuk ka reaguar as deputetja në fjalë, duke thënë se i kërkon falje Doarsës, nëse është ndjerë e ofenduar.
“Nëse i thu dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbrri si shoqni! Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj”, shkroi Mentor Shala në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nëse i thu dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbrri si shoqni! Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj.
E juve bandave FAKE të fcb ju dëshiroj fat e lumturi...