Kryesindikalisti i RTK-së, Fadil Hoxha e ka thumbuar Asosacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) për mps reagimin në lidhje me deklaratat e zv.drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës në drejtim të Daorsa Kicës.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se po të kishim një shoqatë të mirëfilltë të gazetarëve, sot është dashtë me i ftu të gjitha gazetaret anembanë vendit, përfshirë bashkëshortën e Mentorit, gazetaren Ramize Murtezi Shala, e me ja nxanë derën drejtuesve të RTK-së deri në shkarkimin e tij.
Postimi i plotë:
A reaguan more këta të AGK-së kundër gjuhës së Mentor Shalës?!
Apo ndoshta edhe këta si kryetari i Bordit, Sali Bashota nuk kanë ndëgjuar për këtë punë.
Me pas pas Shoqatë të mirëfilltë të gazetarëve, sot është dashtë me i ftu të gjitha gazetaret anembanë vendit, përfshirë bashkëshortën e Mentorit, gazetaren Ramize Murtezi Shala, e me ja nxanë derën drejtuesve të RTK-së deri në shkarkimin e tij.