Njëri prej njerëzve më me ndikim në Partinë Demokratike të Kosovës, Agim Aliu, ka folur rreth zgjedhjeve lokale, respektivisht kandidaturave.
Aliu tha se PDK-ja do të ketë emra të përgatitur për garën zgjedhore të vjeshtës që po vie.
“Besoj se PDK-ja do të ketë kandidatë të përgatitur mirë. Siç e ceke pak më parë, Prizreni e Mitrovica kanë qenë vatra të PDK-së, pra nga qendrat e mëdha.
Jam i bindur se do të shënojmë rezultate të mira”, tha ndër të tjera i pari i Ferizajt.