Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nesër do bëjë homazhe tek varri i veprimtares Nekibe Kelmendi.
Homazhet tek varri i Kelmendit, Abdixhiku do i fillojë në ora 12:00, raporton “Bota sot”.
Ja njoftimi i LDK-së:
Të nderuar,
Nesër (e shtunë), më datë 19 qershor 2021, në orën 12:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes.
Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje!
LDK – Zyra për Informim