Ambasadori Philip Kosnett ka bërë me dije se Kosova e ka detyrim të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Përgjigjja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në kërkesën e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, po shihet si një shkëndijë që mund t’i tensionojë raportet mes Kosovë e SHBA-së.
Një koment të ngjashëm sikurse kryeministri Kurti, e ka bërë edhe ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, Liri Loshi.
Loshi madje mendon se Asociacioni i Komunave serbe është prelud i ndarjes së Kosovës, përcjell “Bota sot”.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/19/auto_auto_auto_auto_liri-loshi-_5169492016761523744_n1611649140161337165516179867431624084466.jpg)
Asociacioni i Komunave serbe është prelud i ndarjes së Kosovës më vonë. Ke pranuar Asociacionin, i ke hapur rrugë ndarjes.
Kaq e thjeshtë është kjo punë.
Kurrë nuk duhet me e pranu Asociacionin e komunave serbe në Kosovë pa e pasur të garantuar një asociacion të njëjtë të komunave shqpitare në Serbi.