Avokati i njohur, Tomë Gashi, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video ku ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deklaronte se ish-aktivisti i VV-së është vrarë në burgun e Prizrenit.
Lidhur me këto deklarata, avokati Gashi ka pyetur Prokurorinë e Shtetit pse po frikësohet nga këto informacione që ka ish-kreu i PDK-së.
“Athua kanë qenë dhe ende janë të shantazhuar e të frikësuar nga informatat e Kadri Veselit që i ka në përfshirjen eventuale të tyre në vrasjen e Astrit Deharit”, shkruan Gashi në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
Pse disa frikësohen kaq shume, e janë Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës!
Kadri Veseli e tha haptas se din shumë për vrasjen e Astrit Deharit dhe për Burgun e Prizrenit…
Prokuroria heshti dhe ende hesht kurrë nuk e thirri Kadri Veselin të dëshmoj çka din dhe çfarë informata ka për vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes.
Disa që nuk lan pa tentuar me njollos secilin që është përkrahës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! po që se ju thua se Prokuroria ka informata edhe për ta, thjesht njëherë skuqen pastaj zverdhen e zbehen, e humbin kontrollin!
Athua kanë qenë dhe ende janë të shantazhuar e të frikësuar nga informatat e Kadri Veselit që i ka në përfshirjen eventuale të tyre në vrasjen e Astrit Deharit!
Ketë do ta dimë vetëm kur t’i fton Prokuroria.