Një person ka vdekur si pasojë e Koronavirusit, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Janë regjistruar 16 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 18 qytetarë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i MSH-së:
19 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 132.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 17.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.938 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.218.
Në total numri i rasteve aktive është 176.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni në këtë link.