Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Bahtiri i ka ofruar mbështetje Jasharit në zgjedhjet komunale, që pritet të mbahen në muajin tetor.
“Mitrovica dhe Skenderaj meritojnë të vazhdojnë të mirëqeverisen. +4 “, shkroi Bahtiri në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Ishte kënaqësi të pres në vizitë Kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari.
Mitrovica dhe Skenderaj meritojnë të vazhdojnë të mirëqeverisen. +4
AB