Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Musliu- Shoshi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se edhe pas disa takimeve të Kurtit në Bruksel, ai prap është në heshtje.
Musliu-Shoshi ka një pyetje për kryeministrin, se kur do të raportoj ai në Kuvend për takimin që e ka pasur me Vuçiqin, përcjell “Bota sot”.
Tutje ka shtuar se Kurti duhet të tregoj detajet e takimit sepse është përgjegjësi shtetërore.
Postimi i plotë:
Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?
Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook