“Standard i tagjisë për kafshë”, ish-këshilltari i Kurtit kërkon nga Qeveria të intensifikojë kontrollin e cilësisë së bukës

Aktuale

“Standard i tagjisë për kafshë”, ish-këshilltari i Kurtit kërkon nga Qeveria të intensifikojë kontrollin e cilësisë së bukës

Nga: A.Zh Më: 21 qershor 2021 Në ora: 12:46
Driton Tali dhe Albin Kurti

Driton Tali, ish-këshilltari i Albin Kurtit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të intensifikojë kontrollin e cilësisë së bukës që e konsumojmë.

Ai ka thënë se sipas të dhënave, në Kosovë po prodhohet bukë që është standard i tagjisë për kafshë, përcjell Bota sot.

Ai ka kritikuar qeveritë e deritanishme se ishin të zënë me çështje tjera dhe nuk “kishin kohë” të merreshin me këtë çështje.

Reagimi i Talit në Facebook:

Qeveria duhet ta intensifikojë kontrollin e cilësisë së bukës që e konsumojmë.

Sipas shumë të dhënave ne konsumojmë bukë të prodhuar nga mielli që përmban rreth 10.5% të proteinave, sasi që është standard i tagjisë për kafshë.

Pa e përmendur sasinë e madhe të aditivit dhe substancave tjera kimike, që përdoren, e të cilat UE ka kohë që i ka ndaluar.

Sepse qeveritë e mëparshme nuk kishin kohë m'u marrë me cilësinë e bukës ngase ishin të zënë me demarkacion, zajednicë, shkëmbimin territorial, me privatizime, dhe viza e integrime euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat