Të martën do të mblidhet Kuvendi i Kosovës për një seancë solemne.
Arsye për këtë është vizita e Ministrit të Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.
Kështu ka njoftuar Drejtoria për Informim e Kuvendit.
Di Maio do të mbajë një fjalë rasti para deputetëve të Kosovës.