Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktimë ngë Koronavirusi.
Janë regjistruar vetëm dy raste të reja pozitive, ndërsa 14 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i MSH:
21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.
Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.
Në total numri i rasteve aktive është 162.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.