Arrestohet anëtari i LDK-së

Aktuale

Arrestohet anëtari i LDK-së

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:27
LDK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një përleshje në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit.

Një person është lënduar nga kjo përleshje dhe një tjetër është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Pas një mosmarrëveshje paraprake, një person ka sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari është shoqëruar në mbajtje ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Mësohet se personi i arrestuar është Kryetari i Rinisë së LDK-së në Dragash, Vetim Ramadani.

Ramadani ka qenë shef i protokollit të Driton Selmanajt në qeverinë Hoti.

Image
Vetim Ramadani
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat