Analisti politik, Arben Ahmeti, ka reaguar pas padisë së Kosovës ndaj Malit të Zi, për 4.500 hektarë tokë.
Njohësi i çështjeve politike, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se kjo çështje ka qenë temë që është trajtuar e diskutuar që nga paslufta.
Ahmeti madje thotë se një kërkesë e tillë është precedan i rrezikshëm për pretendimet ndërmarrjeve të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Çështja e hektarëve te ish ndërmarrjeve kosovare në Mal të Zi është temë që është trajtuar e diskutuar prej paslufte. I vetmi dallim deri më tash është që nuk kemi pasur qeveri që kanë dashur të fitojnë një grusht vota në këmbim të publikimit të kësaj teme.
Mospublikimi ka qenë i rëndësishëm për të mos i dhënë një xhoker të fuqishëm kundër Kosovës partive pro ruse dhe pro serbe atje.
Për më shumë, një kërkesë e tillë është precedan i rrezikshëm për pretendimet ndërmarrjeve të ish Jugosllavisë në raport me Kosovën. Nejse, ju po dini ju grahni…